Vendosni fjalën kyçe....

Lëndë shpërthyese në QKUK, policia: Janë nga koha e pasluftës


Në qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjetur lëndë shpërthyese. Menjëherë policia e Kosovës, pas këtij informacioni ka evakuuar të gjithë personelin dhe më pas kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Sipas policise mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.