Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në dy komisariate në vend, kush vjen e kush ikën


Dy ndryshime në radhët e policisë kanë ndodhur së fundmi.

Agim Hoxha ka shkuar shef komisariati në Lezhë duke zëvendësuar në këtë pozicion Behar Cakën.

Ky i fundit ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në Lushnjë është emëruar shef komisariati Edmond Pjetri, i cili zëvendëson Agim Bashën.

Basha ka kaluar në Akademinë e Rendit.