Vendosni fjalën kyçe....

Nga vijimi i aksionit te bashkimi i demokratëve, zbulohen diskutimet brenda mbledhjes së grupit të PD


Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur ditën e sotme për të zhvilluar takimin e tyre të përjavshëm.

Sipas Balkanweb ajo që po ndodh në këtë takim të opozitarëve demokratë, duke thënë se një nga temat kryesore është vijimi i aksionit opozitar.

Sipas tij një tjetër temë e rëndësishme që pritet të diskutohet është bashkimi i deputetëve të Gazment Bardhit me ata të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë vendosur krahë njëri-tjetrit vetëm në aksionin në Kuvend.

Po ashtu do të ketë hapësirë diskutimi edhe për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, ose një konfederate për t’u përballur me Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025.