Forca të shumta policie, FNSH-ja e RENEA kanë mësyrë në banesën e Eljon Hatos në fshatin Grudë të Shkodrës.
Hato është shpallur në kërkim ndërsa njihet si mik i Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur prej më shumë se një viti.
Më herët vëllai i Eljon Hatos, Elkieri, akuzoi policinë për dhunë në kontrollin e banesës së tij edhe pse pohoi se i vëllai nuk jeton me të.
Ai tha se policia i kishte vrarë njërin nga dy qentë, ndërsa tjetrin ia kishte plagosur.
Hato akuzoi shefin e komisariatit Idriz Daulle si të paguar nga grupet kriminale.