Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut dhe borës sjellin probleme në rrugët e Kukësit


Reshjet e shiut dhe borës kanë sjellë problemet e para në rrugët e Kukësit, ku raportohet për rënie inertesh dhe gurësh.

Në aksin Bajram Curri-Fierzë, raportohet për rënie të mëdha gurës që kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në akset ku ka patur reshje bore po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Kujtojmë se dhe gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar.

Mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset.