Marina amerikane ka raportuar se ka sekuestruar armë të dërguara nga Irani për të rifurnizuar rebelët Houthi të Jemenit javën e kaluar.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi në një deklaratë të martën se US Navy Seals gjetën armët gjatë një bastisjeje natën në një anije në Detin Arabik më 11 janar. Irani ka mohuar çdo lidhje me fushatën e sulmeve të Houthis në Detin e Kuq, të cilat kanë ndërprerë tregtinë globale.
Bastisja në një anije pranë brigjeve të Somalisë javën e kaluar zbuloi armë konvencionale të avancuara “vdekjeprurëse”, thuhet në deklaratë. Raketat balistike të prodhimit iranian dhe komponentët e raketave të lundrimit u kapën nga forcat amerikane.
Konfiskimi vjen në një kohë të dhunës në rritje në rajon që lidhet me luftën e Izraelit në Gaza. Houthis, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të Jemenit, kanë sulmuar anijet tregtare që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin ose të destinuara për në portet izraelite. E nisur në nëntor, ofensiva, sipas grupit jemenas, synohet si mbrojtje e palestinezëve.
Pas formimit të një force të përbashkët patrullimi, forcat amerikane dhe britanike kryen javën e kaluar, dhjetëra sulme ndaj objektivave Houthi. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet kishin dëmtuar ndjeshëm kapacitetin e Houthi-ve, duke zvogëluar aftësinë e tyre për të lëshuar raketa drone.
Megjithatë, burimet zyrtare të cituara nga Al Jazeera pohuan se grupi ende ruan tre të katërtat e kapacitetit të tij.
Të hënën, ushtria amerikane tha se grupi rebel kishte goditur një anije konteinerësh në pronësi dhe operim të SHBA-së me një raketë balistike. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të konsiderueshme.
Sulmi erdhi një ditë pasi Houthi-t lëshuan një raketë drejt një anije lufte amerikane.