Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi parashikon humbje të thellë në zgjedhje për konservatorët në pushtet


Partia Konservatore e Britanisë pritet të pësojë një humbje të madhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe mund të lëshojë rreth 180 vende në Parlament, sipas një sondazhi të ri.

I publikuar të hënën, një sondazh i YouGov me mbi 14,000 të anketuar zbuloi se laburistët do merrnin një “shumicë të madhe” nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, duke parashikuar 385 vende për partinë me prirje të majtë. Ndërkohë, konservatorët do zbresin në vetëm 169 vende në Parlament, shumë më poshtë se 349 që mbahen aktualisht.

Rezultatet do pasqyrojnë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1997, kur Partia Laburiste e Tony Blair fitoi 418 vende, tha firma e sondazheve. Konservatorët u mundën atë vit, duke dalë nga gara me 165 vende në parlament.

Përveç një fitoreje të rëndësishme për Laburistët, Liberal Demokratët do merrnin gjithashtu 48 vende, tregon sondazhi i ri. Partia aktualisht mban vetëm 15 vende në Parlament.