Mehdi Taremi besohet se i ka dhënë përparësi Interit, për një kalim si lojtar i lirë në verë.
Kontrata e sulmuesit me Porton skadon në fund të sezonit dhe “Nerazzurrët” prej disa javësh janë në bisedime me përfaqësuesit e tij.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Taremi ka prioritet një kalim te Interi në sezonin 2024/2025 dhe tashmë e ka informuar Porton se nuk do të vazhdojë kontratën e tij.
Iraniani ishte në bisedime me Milanin dhe Interin verën e kaluar dhe sipas mediumit italian, ai ka refuzuar një kalim në Ligën Saudite, duke favorizuar opsionin “Nerazzurri”.
31-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në 15 paraqitje me Porton në elitën portugeze.