Vendosni fjalën kyçe....

Tatimet: Kemi mbledhur të ardhura rekord në 2023-in


Administrata tatimore ka publikuar shirat e të ardhurave të mbledhura gjatë vitit 2023.

Shifrat tregojnë mbledhjen e me 19% ose 600 mln euro më shumë se viti 2022 dhe 33% ose 900 mnl euro më shumë krahasuar me vitin 2021.

Për historikun e Administratës Tatimore shënohet një gur kilometrik pasi është realizuar për herë tëparë rritja 2-shifrore në mbledhjen e të ardhurave tatimore për dy vite radhazi (2022/2023).

Administrata Tatimore ka vendosur një rekord të ri, ku në dy vitet e fundit, rritja e të ardhurave tatimore është 1.2% mbi GDP-në, tregues i punës efektive të Administratës Tatimore, mbështetur në procese të optimizuara duke krijuar një mentalitet të ri operues.

Një tjetër arritje e shkëlqyer e Administratës Tatimore është rritja rekord e të ardhurave nga Sigurimet Shoqërore, me 18% me shumë se viti 2022.

Për herë të parë në 30 vitet e fundit, pagesa nga fondet e buxhetit të shtetit për defiçitin e skemës së pensioneve rezultoi të ishte më e ulëta, me vetëm 0.9% të GDP-së, duke përballuar njëkohësisht edhe rritjen e pensioneve, një tjetër tregues rekord i punës së Tatimeve.

Për tu theksuar që, Administrata Tatimore ka arritur të realizojë rritjen rekord të të ardhurave kundrejt kontrolleve minimale në vend, falë një qasje bashkëpunuese (jo penalizuese) me tatimpaguesin me qëllim ndërgjegjësimin për vetëpërmbushje dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri.