Vodafone ka rënë dakord për një partneritet 10-vjeçar me Microsoft për të sjellë shërbime gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, dixhitale, ndërmarrje dhe ‘cloud’ për më shumë se 300 milionë biznese dhe përdorues në gjithë Evropën dhe tregjet e saj afrikane.
Kompania britanike do investojë 1.5 miliardë dollarë në Inteligjencën Artificiale të përqendruar te klientët, e zhvilluar me teknologjitë Azure OpenAI dhe Copilot të Microsoft, tha ajo, dhe do zëvendësojë qendrat fizike të të dhënave me shërbime cloud më të lira dhe të shkallëzueshme Azure.
Microsoft nga ana e tij do bëhet një investitor kapitali në platformën e menaxhuar të IoT (Internet of Things) të Vodafone kur të dalë si një biznes i pavarur deri në prill 2024 dhe të ndihmojë në zgjerimin e platformës financiare celulare të Vodafone në Afrikë.
Shefi Financiar i Vodafone, Luka Mucic, tha se lidershipi i Microsoft në Inteligjencën Artificiale, i mbështetur nga partneriteti i tij OpenAI, do shndërronte shërbimet e klientëve të telekomit.