President i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.
Sipas tij kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve.