Vendosni fjalën kyçe....

Berisha krahason mbështetësit me Skënderbeun: Ai mposhti një pushtim të huaj, ju po luftoni një pushtim të brendshëm


Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur nga dritarja e apartamentit të tij sipër mbështetësve të mbledhur në rrugicën e shtëpisë, i krahasoi ata me Skënderbeun.

Berisha iu drejtua mbështësve duke iu thënë se ata po luftojnë një pushtim të brendshëm ndërsa Skënderbeu luftoi pushtuesin e huaj.

Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi.

Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit.

Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij.

Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon.

Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre”-deklaroi Berisha.