Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili pretendon se është specialist në Censusin e fundit që u bë në vend.
Sipas tij, gjatë Censusit janë regjistruar 1.478.126 qytetarë shqiptarë por të dhënat nuk janë bërë publike me urdhër nga lart dhe ato po përpiqen të falsifikohen.
Berisha shkruan se popullsia në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar.
“Republika e mashtrimit.
Shqipëria me 1.478.126 banorë.
Sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullatës numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar!
Lexono mesazhin e qytetarit digjital
Mirembrema doktor!
Jam nje specialist tek Censusi dhe ju keni denoncuar me te drejte fshehjen e rezultateve katastrofe te ketij censusi qe po punojne me ore te zgjatura per te fallsifikuar. Ju keni plotesisht te drejte desha te ju informoj qe: sipas karkulimeve permbledhese te rregjistrimin te popullsise rezultoj se u rregjistruan gjithsej 1.478.126 qyteatre ne republiken e Shqiperise ,por me urdher nga siper nuk u be publike per faktin se kemi te bejm me nje SKANDAL mafioz te organizur qe ka te bej edhe me zgjedhjet e 25 Prillit 2021,ku ne shkalle vendi kane hedhur voten rreth 1.7 milion qytetare,ose me sakt 1.667.352 votues,qe do te thot se nga rregjistrimi i CESNUS-it dalin mbi 200 mije vota teper nga popollsia,pa llogaritur ketu edhe pjesen e qytetareve nen 18 vjec.” – shkruan Berisha.