Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House.
Në një postim në facebook ambasada gjermane e cilëson pjesë të pazëvendësueshme rolin e SPAK në reformën në drejtësi dhe garantoi se do të vijojë mbështetjen.
Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij.