Lufta brenda Partisë Demokratike është zhvendosur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.
Gjatë përplasjes Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë hequr mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen Flutura Açka e cila refuzonte që t’u nënshtrohej skenarit të tyre të dhunës, skenar i përsëritur prej kohësh nga Rithemelimi.
Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Më pas mbledhja u ndërpre.
Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve
Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.
Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve
Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë
Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje
Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës
Flutura Açka: Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto cështje…
Gazment Bardhi: Nuk ulem
Flutura Açka: Ulu flasim bashkë.
Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë që makinacioni i fundit të qeverisë për të miksuar Ekonominë me Kulturën….
Gazment Bardhi: Flutura mbylle komisionin
Socialistet: O flamur ca je duke bërë, me një grua do merresh
Flutura Açka: Nuk e ndërpres se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi!
Noka: Je me votat tona këtu.
Noka: Je duke i shërbyer edi ramës.
Noka: Po i shërben Edi Ramës, turp