Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në Komision, Açka: Nëse keni pengje personale me Bashën, përballuni me të ndershmërisht


Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka shkruar për sherrin me kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazment Bardhi në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mediat .

Açka thotë se e pranon gjykimin publik prej kujdo por nuk shtyhet prej askujt që të veprojë dhe bën atë që ndjen se cila është e drejta.

Ajo i drejtohet kolegëve të saj që nëse kanë pengje personale me Lulzim Bashën le të përballen me të vetë ndershmërisht.

Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci. Unë kam zot vetëm Zotin. Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta. Kjo është e panegociueshme. Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht”, shkruan Açka.