Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet marrja në pyetje e Berishës dhe Malltezit


Shtyhet koha e marrjes në pyetje të ish-kryeministrit Berisha e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha do merret në pyetje , më 24 janar  ndërsa dhëndri i tij Malltezi, një ditë më pas.

SPAK kishte kërkuar që Malltezi të dëshmonte sot ndërsa Berisha nesër.

Megjithatë dje avokatët mbrojtës të dyshes kërkuan shtyrjen e seancës për shkak se kishin impenjime të tjera. Berisha e Malltezi janë në arrest shtëpie.