Gjatë ditës së djeshme, Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit tek skuadra e Romës.
Humbja e fundjavës që shkoi nga Milani, ishte vendimtare që Mourinho të largohet nga qyteti i Romës
Por, duket se ai nuk do të mbetet gjatë pa punë, pasi pritet të rikthehet në Premier League.
Gjasat e mëdha janë që portugezi të bëhet trajner i Newcastle Unitedit.
Krerët e ekipit anglez gjatë kësaj jave do t’i nisin negociatat me Mourinhon për ta zëvendësuar trajnerin aktual Eddie Howe, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.
Nëse ndodh, kjo do të ishte skuadra e katërt që do ta drejtonte Mourinho në kampionatin anglez.
Kujtojmë se ai kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni me Romën.