Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj në arrati prej 6 muajsh, sot seanca paraprake për privatimin e fabrikës së bukës


Sot në gjykatë do zhvillohet një seancë paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj.

Ai po hetohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës së bukës. Seanca është parashikuar të nisë në orën 9 të mëngjesit.

Ahmetaj është prej disa muajsh në arrati pasi u largua nga vendi pasi akuzohet për çështjen e inceneratorëve.

Ai ka humbur edhe mandatin e deputetit pas gjashtë muajsh mungesë. Vendin e tij në Kuvend e ka zënë Plarent Ndreca.