Një 64-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Muçaj, Vorë.
Dyshohet se drejtuesi me iniciale A.A. ka humbur drejtimin e mjetit e për pasojë ka rënë në kanal.
Njoftimi
“Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”