Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit


Barcelona ka siguruar një vend për në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Kataluansit shënuan fitore me përmbysje ndaj Unionistas me rezultatin 1:3.

Të parët në avantazh kaluan vendësit me Gomez në minutën e 31-të.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, blaugranasit nëpërmjet Torres barazuan shifrat.

Në pjesën e dytë, katalunasit shënuan edhe dy herë të tjera.

Në epërsi i kaloi Kounde në minutën e 69-të.

Për 1:3 u përkujdes një tjetër mbrojtës, këtë herë Balde në minutën e 73-të.

Kështu, Barcelona kalon në çerekfinale, duke iu bashkangjitur ekipeve si Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.