Prokurori që drejtonte hetimin mbi sulmin në një transmetim të drejpërdrejt në një televizion ekuadorian, është qëlluar dhe vrarë në një sulm të ashpër në qytetin Guayaquil, të shkatërruar nga krimi.
César Suárez, i cili po hetonte mbi krimin e organizuar trans-kombëtar në provincën Guayas, një nga zonat më të dhunshme të vendit, iu zu prit në veri të qytetit të mërkurën pasdite. “Kriminelët, terroristët, nuk do të frenojnë angazhimin tonë ndaj shoqërisë ekuadoriane,” tha prokurorja e përgjithshme e vendit, Diana Salazar, në një video të postuar në rrjetet sociale.
Këshilli i Gjyqësorit e dënoi sulmin, dhe gjatë një deklarate dha informacione se Suarez po udhëtonte në një seancë gjyqësore kur u vra. Policia tha se se viktima pësoi një numër plagësh me armë zjarri, sipas Reuters. Ekuadori është tronditur nga një rritje dramatike e dhunës, duke përfshirë sulmin në studion e televizionit TC në Guayaquil, marrjen peng të më shumë se 200 punonjësve të burgjeve , shpërthimet në disa qytete dhe rrëmbimin e policëve.
Si përgjigje, presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore, duke përfshirë orarin e natës dhe caktoi 22 grupe kriminale si organizata terroriste. Suárez thuhet se kishte intervistuar 13 personat e armatosur të kapur pasi forcat speciale të policisë siguruan stacionin televiziv, dhe po hetohonte se kush kishte urdhëruar sulmin e profilit të lartë.
I konsideruar prej kohësh si një nga vendet më paqësore të Amerikës së Jugut, Ekuadori ka rritur shkallën e vrasjeve në pesë vitet e fundit, me një rekord prej 7,878 vrasjesh vitin e kaluar, ndërsa kartelet meksikane dhe grupet e huaja mafioze kanë ngritur bazat në atë që është bërë një rrugë kyçe e trafikut të drogës.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Guardian.