Vendosni fjalën kyçe....

Një grup të rinjsh nga Lezha shkojnë në dyert e Kushtetueses, kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes për emigrantët


Një grup të rinjsh nga Lezha protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar asaj shfuziqimin e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Ata kërkuan ndalimi e ngritjes së kampit në Shëngjin e Gjadër. Sipas të rinjve, marrëveshja shkel Kushtetutën dhe vendos një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë sot kërkesëne e 30 deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi që kërkonë shfuqizimin e marrëveshjes.

Më herët gjykata më e lartë në vend hodhi poshtë një kërkesë nga i njëjti grupim që kërkoi që seanca në parlament për marrëveshjen në fjalë të ishe e hapur për mediat e publikun.