Kriza e përhapur në Detin e Kuq pritet që të shkaktojë shqetësim ndërkombëtar. Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se sulmet amerikano-britanike kundër grupit Houthi në Jemen do të vazhdojnë, derisa rebelët shiitë vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Nga ana tjetër grupi Houthi ka kërcënuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare dhe luftarake në Detin e Kuq.
“Ne do të vazhdojmë të synojmë anijet që shkojnë në portet në Palestinën e pushtuar, pavarësisht nga sulmet amerikano-britanike në përpjekjet e tyre për të na ndaluar,” siguroi një zyrtar Houthi përmes rrjetit televiziv al-Masira.