Kreu i PD-së zyrtare ka reaguar pas dekretit presidencial për ligjin për Komisionet Hetimore të propozuar nga qeveria.
Basha e quan ligjin makinacion të kryeministrit që kërkon t’i pamundësojë opozitës transparencën për aferat korruptive.
Pamundësimin e Komisioneve Hetimore, Basha e quan tregues frike të Ramës nga e vërteta.
“Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.
Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.
Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.
Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”-shkruan Basha.