Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj Ahmetajt në Gjykatën e Posaçme


Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës së bukës.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm por është shtyrë për më 2 shkurt.

Avokatët e Ahmetajt kërkuan sot qaaë gjykimi të shpallet i pavlefshëm.

“Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme, të kthehen aktet për hetim nga SPAK-u. Prokuroria ka qenë e paqartë në qëndrimin e saj.” – thanë ata.

Ahmetaj ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve.