Një tubim studentësh dhe mësuesish do zhvillohet mesditën e së enjtes në qendër të Athinës, kundër hapjes së universiteteve private.
Në të njëjtën kohë, Federata Greke e Mësuesve (OLME) ka shpallur një ndërprerje pune prej 3 orësh nga ora 11 e paradites deri në orën 2 pasdite, me qëllim që mësuesit të marrin pjesë në demonstrata.
Bordi i OLME-së në një deklaratë thotë se shpreh sërish kundërshtimin si për ngritjen e universiteteve private ashtu edhe për projektligjin për arsimin profesional.
Bordi i Federatës Greke të Mësuesve Fillore thotë se “mbështet njëzëri karakterin publik të universiteteve”.