Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, vodhën para në banka duke përdorur karta të klonuara, në kërkim tre shtetas rumunë


Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se vodhën para duke përdorur karta të klonuara, karta të vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre, në 2 institucione të ndryshme financiare.

Policia njofton se janë zbardhur 2 raste mbetur në tentativë dhe 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga këta 3 shtetas.

“Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Goldish Axe”.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vodhën shuma monetare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre, në 2 institucione të ndryshme financiare.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas rumunë.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 2 raste mbetur në tentativë dhe 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga këta 3 shtetas.

Shpallet në kërkim automjeti tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë ngjarjeve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, ku u tentua dhe u vodhën disa ATM të institucioneve financiare në Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

  1. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre shtetas Rumun dhe banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar, se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.