Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua pas një atentati në Nikël, lirohet nga burgu Valter Bami


Lirohet nga burgu Valter Bami. Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës. Bami ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai u shoqërua në polici në lidhje me atentatin ndaj banesës së Gentian Bejtjës, ku iu vra kunati dhe u plagosën dy djemtë e mitur. Pas kërkesës së tij për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, gjykata caktoi ndaj tij ‘arrest shtëpie’.