Vendosni fjalën kyçe....

6 nga të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës kërkojnë lirinë, ish-ministri Koka: Jam viktimë e Berishës dhe PL-së


Gjashtë nga 14 të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kërkesa e tyre është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Posaçme, që më 11 dhjetor 2023 vendosi masat arrest në burg e arrest në shtëpi për ta.

ish-drejtori në bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, Bledar Karoli, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Namir Simixhiu, Alba Thoma e Silena Tola kanë kërkuar ndryshimin e masës.

Gjatë seancës, ish-ministri Koka tha se është i pafajshëm dhe se ishte viktimë e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë.