Deputeti i PD-së Alibeaj deklaroi sot se është i vendosur të ecë para në rrugën e reformës zgjedhore duke përsëritur kërkesat për lista të hapura, barazi vote, numërim elektronik e votimin e diasporës.
Në një dalje për mediat, anëtari i grupimit të Lulzim Bashës tha se PS-ja e segmente të opozitës po mbajnë peng procesin. Ai i bëri thirrje gjithashtu kryeparlamentares Nikolla që të sigurojë mbarëvajtjen e procesit.
“Jemi te bindur te vazhdojme rrugen tone per ti siguruar shqiptareve nje reforme zgjedhore, me lista te hapura, barazi vote, votim dhe numerim elektronik dhe voten e diaspores. Sikunder e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozites jane te interesuar ta mbajne peng kete proces. Te paret per te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytet duke bere lojera qe lidhen me interesa personale. Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarevajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shemtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por eshte po kaq e qarte qe per kete funksion Edi Rama perdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgje pervec te shtoje arrogancen dhe pushtetin e Edi Rames.” – tha Alibeaj.
Demokrati shtoi më tej se PD-ja është e vendosur për ta bërë këtë reformë dhe se vendi e demokracia nuk mund të mbeten peng i disa njerëzve që interesin personal e vënë mbi atë të shqiptarëve.
“Ne jemi te vendosur per te bere reformen, nese palet e gjejne veten komode ne pengmarrjen qe i bejne shqiptareve ne kete teater te shemtuar e kane gabim. Sepse nuk mund te genjejne me askend me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shemtuara kane vetem nje qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Rames dhe pandeshkueshmerise se tij. Mos harroni: kjo eshte loja e tyre. Rames nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundesine t’a serviri sikur kete po e bllokon opozita. Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerezve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve.” – tha Alibeaj.