Vendosni fjalën kyçe....

Baldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme


Aktori Alec Baldwin është akuzuar për vrasje të pavullnetshme nga një juri e madhe në New Mexico, më shumë se dy vjet pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij Rust.

Baldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të armës së zjarrit dhe mospërfillje të sigurisë së të tjerëve.

Juria ka vendosur se ka prova të mjaftueshme për të paditur Alec Baldwin me akuzën e vrasjes së pavullnetshme. “Ne po presim me padurim gjyqin penal i cili do të përcaktojë nëse ai duhet të dënohet për vdekjen e parakohshme të Halyna”, tha ajo.

Baldwin ka pohuar gjithmonë se ai ka ndjekur rregullat e sigurisë së armëve dhe se faji qëndron tek ekuipazhi që i dha atij një armë të mbushur me një fishek të vërtetë.