Vendosni fjalën kyçe....

Basha për Komisionet Zgjedhore: Pyesni Rithemelimin a janë kundër listave të hapura, ta dinë shqiptarët kush bën lojë


Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar bllokimin e komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak se Rithemelimi dhe deputetët e Gazment Bardhit bllokuan sallën. Sipas Bashës Rithemelimi dhe Rama nuk i duan listat e hapura.

“As Rama nuk i do listat e hapura. Nëse janë kundër listës së hapur nderi e do ta deklarojnë hapur. Duhet ti pyesni more ju jeni për lista të hapura? Mirë hoxhë çohu të ulet prifti por duhet ti pyesni a janë për lista të hapura. 

Nëse je kundër listës së hapur ke të njëjtin motiv si Rama nuk e doni komisionin për reformën zgjedhore. Nëse jeni për listë të hapur në vend që të bëni çohu prift të ulet hoxha, veproni ndryshe. Ky është debati që miqësisht i kërkoj dhe medias të mos e injorojmë javën e ardhshme. 

Që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve secila palë duhet të tregojë kartat. PD ka listat e hapura, vota e diasporës… katër kushte. PD dhe unë nuk do ti ndahemi këtij debati derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje”, deklaroi Basha.