Kryetari i PD-së Lulzin Basha denoncoi sot një tentativë të Partisë Socialiste për të vënë nën kontroll SPAK.
Në konferencën për median Basha tha se në nivelet e larta të socialistëve është diskutuar për ngritjen e një komisioni që synon të kontrollojë drejtësinë. Nëse kjo është e vërtetë tha ai vota e PD-së do të jetë tërësisht kundër.
“Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga syrtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK e Reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë.
Uroj që ky informacion të jem I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem por nëse nuk është e gabuar dhe një cështje e tillë është diskutuar këtë javë në nivelet e larta të politikbërësve socialistë dua ti siguroj ata që PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër iniciativës së tillë.
Manovrat nuk kanë ndalur. Nëse po mendohet nga PS për tiu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK e institucioneve të drejtësisë mund të llogarisim kundërshtimin e PD. Roli i parlamentit nuk është ti mbivendoset Strukturët antikorrupsion. Roli I vetëm I politikës është ti jetë në dispozicion të drejtësisë”, u shpreh Basha.