Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë në një konferencë për mediat, pasi deputetët e opozitës bllokuan pak më parë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai bëri thirrje që parlamenti të pranojë kërkesën e tyre dhe puna të vazhdojë normalisht, ndryshe sipas tij në parlament nuk do të ketë normalitet.
“Ne kërkojmë që ta rikthejmë traditën, sepse kjo reformë është më e rëndësishmja që do të prodhojë stabilitet.
Kërkojmë që pa vonesa, Parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë, që komisioni t’i kthehet normalitetit.
Sa kohë që kjo nuk do bëhet, sepse Edi Rama nuk do, ne nuk e pranojmë dhe ky parlament do të vazhdojë të jetë mosfunksional.
Reforma Zgjedhore do të mbetet një nga themelet e krizës” tha ndër të tjera Bylykbashi.