Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Indi, ku si pasojë e mbytjes së një varke humbën jetën 12 nxënës dhe 2 mësues. Ngjarja ndodhi në shtetin Gujarat të Indisë. Prindërit e nxënësve të shkollës që ishin në varkë kanë pretenduar se fëmijëve të tyre nuk u janë dhënë jelek shpëtimi.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e të tjerë personave të zhdukur. 18 nxënës dhe 2 mësues janë shpëtuar deri më tani dhe po i nënshtrohen trajtimit në një spital aty pranë, thonë autoritetet.
Deri më tani shkaku i incidentit nuk dihet ende, dëshmitarët okularë thonë se anija ishte e mbushur përtej kapacitetit të saj prej 14 pasagjerësh. Prindër kanë akuzuar autoritetet se rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre duke shkelur normat e sigurisë.