Vendosni fjalën kyçe....

“PS-ja e PD-ja e Bashës janë një, vula në xhepin e kryeministrit” – Meta


Kreu i Partisë së Lirisë Meta theksoi mbrëmjen e sotme se opozita duhet të ndajë mendjen për qëndrimin që do mbajë për firmosjes nga ana e presidentit të ligjit për komisionet hetimore.

Ai tha gjithashtu se reforma zgjedhore është jetike për çdo qytetar ndërsa bëri përgjegjës kryeministrin Rama për mungesën e një reforme zgjedhore.

“Pritej që Presidenti të jepte një mundësi të re për reflektimi në parlament, që të mos cënoheshin ato mundësi që jep Kushtetuta për opozitën dhe parlamentin për të ushtruar kontrollin mbi ekzekutivin. Tani jemi në situatë që opozita duhet të vlerësojë se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe si do të reagojë në të ardhmen. Është jetike për çdo qytetar. Është cënim i votës në themel të gjithë këtij korrupsioni dhe arrogance. Fajtor i vetëm që nuk kemi një Reformë Zgjedhore është Rama, dhe është tmerr i tij zgjedhjet e lira dhe të barabarta.” – tha Meta.

Ish-presidenti shtoi më tej se PS-ja dhe PD-ja e Bashës janë e njëjta gjë. Ai bëri përgjegjës për gjendjen edhe deputetët e PD-së së Bashës të cilët janë bërë pjesë e lojës së kryeministrit Rama dhe po minojnë reformën.

“PS-ja e PD-ja e Bashës janë një, sepse vula është në xhepin e Ramës. Kjo situatë është një përgjegjësi e madhe e atyre deputetëve që bëhen pjesë e lojës së Ramës dhe minojnë Reformën Zgjedhore. Reforma duhet të jetë gjithë përfshirëse.” – shtoi Meta në rubrikën Opinion në News24.