Opinioni publik shqiptar është tronditur nga katër ngjarje të pedofilive të dyshuara.
Një rast në Greqi ku vëllai i njerkës kishte abuzuar prej disa vitesh me një vajzë përfundoi fatalisht.
Një tjetër rast u denoncua edhe në Pogradec ku një 29 vjeçar dyshohet se abuzonte me një 12 vjeçare.
Ndërsa në rastin më të fundit një mjek kirurg në Tiranë u zbulua dhe u arrestua sepse dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një të mitur prej dy vitesh.
Te rasti i kirurgut vetë prindërit e të miturës dyshohet se kanë qenë dakord pasi kishin lejuar që vajza të bashkëjetonte me doktorin Dervish Hasi.
Një tjetër rast është edhe bashkëjetesa prej një viti mes një 35-vjeçari dhe një 14-vjeçareje në Divjakë.
Ngjarja në Greqi
Më 10 janar shtetasi Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij Erion Pelivani pasi pas 9 vitesh 18 vjeçarja tregoi se ai kishte abuzuar me të për disa vite me radhë dhe më pas e shantazhonte.
Ngjarja ndodhi në Volos Greqi ku jetonte familja shqiptare prej disa vitesh.
50-vjeçari shqiptar babai i 18-vjeçares vrau vëllain e gruas së dytë, 33-vjeç, Erion Pelivani pasi vajza e tij i tregoi për përdhunimin.
Tarellari u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së kryer por më pas gjykata e la përkohësisht me arrest shtëpie.
Pedofilia e denoncuar në Pogradec
Në Pogradec 10 ditë më parë u denoncua në media nga vetë e ëma e vajzës së mitur se një 29 vjeçar, djali i bashkëjetuesit të saj kishte abuzuar me vajzën e saj.
29-vjeçari u arrestua nga policia pas denoncimit në media por po prej dëshmive në media, vajza e mitur nuk shprehej se marrëdhënia ishte kryer me konsensusin e saj. Përtej konsensusit institucionet nuk janë ndalur duke qenë se marrëdhniet me të mitur konsiderohet shkelje e ligjit.
Kirurgu i arrestuar për shfytëzim prostitucioni
Mjeku kirurg Dervish Hasi u arrestua më 18 janar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prositutucioni të një të mitureje për të paktën 2 vite.
Nga kallëzimi në polici dyshohet se prej disa kohësh Hasi kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt prej 2 vitesh.
Bashkjetesa me të mitura
Një tjetër rast është edhe bashkëjetesa prej një viti mes një 35-vjeçari dhe një 14-vjeçareje në Divjakë.
35-vjeçari përfundoi pas hekurave pas denoncimit nga familjarët ndërsa Gjykata e Fierit, e ka lënë në burg me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Babai i të miturës në një prononcim për mediat tha se ishte detyruar të pranonte bashkëjetesën pasi vajza e tij ishte larguar vetë nga shtëpia dhe e dashuronte bashkëjetuesin.