Vendosni fjalën kyçe....

U abuzua seksualisht nga kardiokirurgu, 16-vjeçarja merret në mbrojtje nga shteti


Sipas Shqiptarja.com 16-vjeçarja që është abuzuar seksualisht nga kardiokirurgu Dervish Hasi është marrë në mbrojtje nga shtet.

16-vjeçarja është abuzuar seksualisht për 2 vite më radhë nga Hasi, ndërsa ai e prezantonte edhe si gruan e tij të katërt.

Gjithashtu mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021.

Sipas Shqiptarja.com  me njërën prej 3 grave, kirurgu Hasi ka 3 fëmijë, një djalë 22 vjeç dhe 2 vajza, njëra 20 vjeçe dhe e vogla 17 vjeçe..