Një numër i madh biznesesh të vogla në Korçë kanë ulur qepenat gjatë vitit duke kërkuar mbylljen.
Sipas të dhënavenga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, në vitin 2023 ka pasur 333 regjistrime biznesesh nga 417 që kanë qenë një vit më parë, shkruan BW.
Po kështu vitin e shkuar aplikuan për tu ç’regjistruar 51 biznese.
Disa nga faktorët e kësaj gjendjeje janë kursi i këmbimit të euros, inflacioni i rritur si dhe largimi i një numri të madh të rinjsh jashtë vendit.