Trembëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle në provincën kineze Henan, ka thënë agjencia e lajmeve Xinhua.
Zjarri në shkollën Yingcai është raportuar në mbrëmjen e së premtes.
Sipas agjencisë, 13 persona kanë vdekur, dhe një person është plagosur, dhe është duke marrë trajtim në spital.
Xinhua nuk e ka specifikuar nëse të vdekurit janë fëmijë.
Megjithatë, një një raportim të së përditshmes Hebai, është thënë se një mësues ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë.
Autoritetet lokale është thënë se janë duke hetuar shkakun e zjarrit, dhe të paktën një person është ndaluar.