Vendosni fjalën kyçe....

Bie fasada e pallatit në Milot pas reshjeve të dendura, deputeti i PD-së: Dëshmi e korrupsionit me fondet e rindërtimit


Fasada e një pallati në Milot ka rënë pas situatës të moti të keq në vend.

Mësohet se nga dëmtimi i pallatit nuk është dëmtuar asnjë person, ndërsa raportohet se godina e pallatit ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit.

Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.

Sakaq, ai u shpreh se i bën thirrje SPAK që të nisë hetime të menjëhershme lidhur me këtë rast.