Vendosni fjalën kyçe....

Ford do reduktojë prodhimin e mjeteve elektrike dhe do krijojë modele të tjera


Prodhuesi amerikan i automjeteve Ford Motor Company njoftoi të premten se do të zvogëlojë prodhimin e kamionçinës elektrike më të shitur në SHBA, F-150 Lightning, për të pasur një ekuilibër  optimal të prodhimit, rritjes së shitjeve dhe përfitimit.

Kompania tha se pret të ketë  rritje të vazhdueshme në shitjet globale të automjeteve elektrike (EV) këtë vit, por më pak se sa ishte parashikuar më parë, duke shtuar se po planifikon të lançojë gjeneratën e ardhshme EV.

“Ne po përfitojmë nga fleksibiliteti ynë i prodhimit për t’u ofruar klientëve zgjedhje duke balancuar rritjen dhe përfitimin tonë”, u shpreh në një deklaratë Presidenti dhe CEO i Ford Jim Farley.

“Ford ishte marka e dytë më e shitur e EV vitin e kaluar, ndërsa shitjet e F-150 Lightning u rritën me 55% në vitin 2023”, thuhej në deklaratës.

Kompania me bazë në Michigan tha gjithashtu se do të krijojë afro 900 vende të reja pune dhe do të shtojë një fuqi të tretë ounëtore në fabrikën e saj të Asamblesë në Michigan për të rritur prodhimin e automjeteve sportive Bronco dhe Bronco Raptor dhe kamionçinës krejtësisht të re Ranger dhe Ranger Raptor.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.