Vendosni fjalën kyçe....

Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhen dy sfida në futbollin shqiptar


Dy sfida në futbollin shqiptar janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë.

Sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos në Superiore dhe ajo mes Kastriotit dhe Bylisit në Kategorinë e Parë do të zhvillohen një në datë tjetër.

Sfida në Korçë është shtyrë për shkak të rreshjeve të borës që e pamundësojnë zhvillimin e takimit në stadiumin e Skënderbeut.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje”-thuhet në njoftim.