Vendosni fjalën kyçe....

Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet


Laçi ka fituar me përmbysje 1-2 në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit, në ndeshjen e Superiores. Takimi u zhbllokua që në minutën e 12-të. Mensah ia doli të mposhtë portierin Dajsinani, pas një koordinimi perfekt me kokë.

Kurbinasit u përpoqën të reagojnë, goditja e Melos u ndal nga “gardiani’ Qirko.

Të kuqtë “flirtuan” me golin në minutën e 41-të me Murataj, por pa mundur dot të dyfishojnë shifrat. Me rezultatin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, sakaq fraksioni i dytë ishte mjaft interesant.

Brenda pak minutash Arinaldo Rrapi pati dy shanse të mira. Të besuarit e Mirel Josës barazuan shifrat vetëm 7 minuta nga fundi, me Sobowale. Përmbysja erdhi në fund me Tresan.  Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë. Ndeshja e radhës për të besuarit e Orges Shehit është ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e pestë (25 pikë) dhe do të përballet me Teutën në shtëpi.