Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë protestë kundër korrupsionit


Lëvizja Bashkë ka zhvilluar ditën e sotme protestën e thirrur kundër korrupsionit.

Në mes të shiut, mbështetës dhe anëtarë të Lëvizjes u mblodhën në sheshin Skënderbej në Tiranë kundër zhvatjes dhe oligarkisë.

Pavarësisht motit të keq, qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar kundër korrupsionit sistemor. Të rinj, pensionistë, punëtorë, profesionistë dhe përfaqësues të shumë shtresave shoqërore ngritën zërin kundër zhvatjes që nis prej kryeministrit e oligarkisë dhe vazhdon deri në hallkat më të ulta të shtetit.

Të luftosh kundër të keqes sistemore është virtyt qytetar.

Të qëndrosh për shtet të së drejtës, demokraci e zhvillim të qëndrueshëm është detyrë morale e politike.

Lëvizja BASHKË është e vendosur ta çojë përpara kauzën e antikorrupsionit. Mbijetesa jonë sociale varet nga fuqia për t’u ngritur në këmbë.

Të shtunën tjetër sërish në protestë!”-thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë.