Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në Forumin Global të Ministrave të Bujqësisë 2024, organizuar në Berlin.
Denaj ndau në rrjete sociale foton familare me pjesëmarrësit e nivelit të lartë në këtë takim, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të këtij forumi, në vendimmarrje të veçantë nga partnerët gjermanë dhe Komisioni Evropian të cilët ndërveprojnë me Shqipërinë, në mënyrë konstruktive për të shtyrë përpara axhendën e integrimit në BE në bujqësi.
“GFFA 2024 një forum që mblodhi në Berlin 70 ministra Bujqësie dhe Ushqimi, si dhe rreth 2000 politik-bërës, shkencëtarë, drejtues biznesi dhe anëtarë të shoqërisë civile, që synoi thellimin dhe forcimin e dialogut agro-politik”,- deklaroi Denaj.
Ministrja tha se mky takim i rëndësishëm shërbeu për të intensifikuar më tej marrëdhëniet me homologët ministra, politikat bujqësore dhe mbi sistemet ushqimore të së ardhmes për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.
Ministeriali i Bujqësisë në Berlin, nënvizoi bashkëpunimin në politika për nxitjen e teknologjive bujqësore që forcojnë prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit.