Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën nga moti i keq në vend. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim.
Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë
Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.