Nga reshjet e dendura të shiut ka ardhur fryrja e madhe e lumit Ishëm duke bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta.
Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.