Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj koleges së saj Elisa Spiropali.
Tabaku nëpërmjet postimit të saj kërkon të potencojë se Partia Socialiste e ka në synimin e saj minimin e punës së SPAK.
Këtë gjë ajo ia vë në dukje duke përmendur deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë më 8 dhjetor i cili kërkon shmangien e Republikës së gjyqtarëve e prokurorëve që rrezikon unitetin e Partisë.
“Nën këshillën e koleges fjalëshumë iu riktheva fjalës së KM në kongres dhe zbulova synimin e tij. Të shmangim Republikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na rrezikon unitetin e Partisë rreth korrupsionit për të ndërtuar Republikën Popullore Socialiste”-shkruan Tabaku.
Nën këshillën e koleges fjalëshumë iu riktheva fjalës së KM në kongres dhe zbulova synimin e tij. Të shmangim Republikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na rrezikon unitetin e Partisë rreth korrupsionit për të ndërtuar Republikën Popullore Socialiste 🥀 pic.twitter.com/JcWkwEm9Lk
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) January 20, 2024